Aksioni i Policisë rajonale në parandalim të aksidenteve

 
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me akasionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Ky aksion, po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor e Ferizajt në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj në rrugët magjsitrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt .
Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetër me uniformë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u shqiptohen gjoba.
Gjithaashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 01-21 tetor 2021 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 27 gjoba
( Heqje e patentë shoferit 27 )
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 97 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 232 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 756 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1110gjoba
– Gjithsej , 2666 gjoba.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe ka ftuar qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë./21Media

 
 

Back to top button