Sekuencë nga kënga e re e Irkenc Hykës

Këngëtari, Irkenc Hyka është shumë aktiv përsa i përket jetës së tij muzikore.
Ai së fundmi përmes ”Instagramit” ka publikuar një sekuencë të shkrutër nga kënga e tij e re, e cila duket se është realizuar me videoklip.
”Së shpejti”, ka shkruar artisti krahas videos së postuar.
Ndërsa, për ditën dhe kohën e publikimit të këngës artisti nuk ka bërë të ditur ende asgjë, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq, projekti i fundit muzikor nga artisti është ” Dasma” të cilën e ka publikuar më 8 tetor dhe e ka sjellur në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Remzie Osmani./21Media

Back to top button