Aksioni i PSD-së me miell ndaj ministrit Murati, Kurti: E bënë për inati

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti foli për aksionin e PSD-së ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku dje pas konferencës për media, u gjuajt me miell.
Kurti tha se ky veprim ishte me inat.
“Nëse je diçka kundër pakos që e propozuam gjatë ditës së djeshme mund të marrësh edhe aksion kundër  Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, që kishte të bënte me pakon ekonomike që do ta ndajmë për qytetarët për përballje inflacion në vlerë prej 150 milionë eurosh. Nëse kjo do të thotë se nuk kemi të bëjë me kritika por veçse me inat. Mund të jesh kundër kësaj pakoje ose mund të jesh i udhëhequr nga inati secila më keq se tjetra”, tha Kurti.
Ndërkaq, sot Kurti e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njoftuan se do të dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës për votim, Projektligjin për Vettingun./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button