Kurti: Shpresoj që Bërnabiq të mos jap deklarata përçarëse si të Petkoviqit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shpreson se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë vizitës së saj në Kosovë nuk do të jep deklarata nxitëse sikurse të Petar Petkoviqit.
“Shpresoj që edhe vizitat e zyrtarëve, pas qarkullimit të lirë të qytetarëve, do t’i kontribuojë lëvizjes së lirë në përgjithësi, pres që Zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse dhe ndarëse, që kishin për qëllim tensionimin dhe destalizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”, tha Kurti.
Ndërkaq, në konferencën e sotme për media, kryeministri Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njoftuan se sot Kuvendit të Kosovës do t’i dorëzohet për votim Projektligji për Vettingun./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button