Aksioni në Vranjevc, policia gjeti arsenal armësh
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin se një polic është detyruar ta përdorë armën në vetëmbrojtje gjatë një bastisje në Vranjevc të Prishtinës.
Sipas Policisë, kjo bastisje ka ardhur se i dyshuari (B.B), i njëjti ka shtënë mbrëmë me armë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu.
Në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në një arsenal armësh që posedonte i dyshuari.
”Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar. Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në komunikatë./21Media