Zyrtari policor në vetëmbrojtje detyrohet të përdorë armën ndaj një qytetari

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me raportimet e djeshme se në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera sot në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë në Vranjevc të Prishtinës.
Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).
Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.
Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qëllim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë. Ku i dyshuari ka mbetur i plagosur.
”Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar. Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button