Aktakuza për Banjskën, Elezi: S’ka bashkëpunim me ndërkombëtarët
(Lajm i përditësuar)
Kabashi: Prokuroria Speciale nuk funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme
Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 tha se Prokuroria Speciale sipas hulmtimeve të organizatës është parë se nuk funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme.
”Ka pasur raste dhe veprime konkrete se pozitat si i kanë ushtëruar individët, pozitat udhëheqëse në mënyrë të kundërligjshme të jep të kuptojmë se të njëjtit nuk janë të pavarurë.”, tha Kabashi.
Aktakuza për Banjskën, Elezi: S’ka bashkëpunim me ndërkombëtarët
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi duke komentuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj 45 personave për rastin në Banjskë.
Elezi shprehi dilemat e tij se ka pasur bashkëpunim me ndërkombëtarët lidhur me këtë aktakuzë, madje tha se është shqetësuse pse nuk është bërë publike.
”Në bazë të saj që nuk kemi minimalisht prova për pjesën ku është paraparë ndihma juridike ndërkombëtare nënkuptojmë që s’ka bashkëpunim”, tha Elezi.
Elezi: Cila ka qenë ideja me u ngut për një aktakuzë, janë gjetur prova edhe ditëve të fundit
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi në ”Click” të RTV21 tha se janë gjetur prova në ditët e fundit kur janë mbyllur insituticonet paralele.
”Prokuroria Speciale e Kosovës duhet ta ketë shfrytëzuar afatin që i ka mbet për të siguruar ndonjë provë për të cilën sot mund të mos ta dimë. Ditët e fundit ka pasur veprime të Policisë ku janë gjetur prova dhe ka pasur deklarime se janë prova që lidhen me rastin Bajnska, jaë gjetur armatime, cila ka qenë ideja me u ngut për një aktakuzë kur skemi persona të arrestuar”, tha Elezi.
Kabashi: Udhëheqësi i këtij grupi terrorist ka pasur tendera të financuar nga autoritet e Republikës së Kosovës
Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 tha se çështja e financimit është e çuditshme se si është përfshirë në aktakuzë.
Kabashi tha se ”Udhëheqësi i këtij grupi terrorist ka pasur tendera të financuar nga autoritet e Republikës së Kosovës”.
Elezi: Mbi 20 persona nga 45 të akuzuar për sulmin në Bajnskë pjesë e BIA-së serbe
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi në ”Click” të RTV21 tha se dyshohet që në mesin e 45 personave të përfshirë në sulmin në Bajnskë 20 janë pjesë e shërbimit sekret dhe BIA-së
”Mbi 20 janë pjestarë të shërbimit sekret ushtarakë dhe BIA-në serbe”, tha Elezi.
Elezi tutje ka shtuar se ”Radojçiqi dyshohet edhe nga burimet ndërkombëtare se në vazhdimësi ka punuar për shërbimin rus dhe i njëjti ka marrë detyrë dhe mbështetje financiare për organizimin e jo sigurisë në veri”.
Elezi: Jobindëse që 45 persona do të kishin mundur të arrinin qëllimin për shkëputjen e territorit’
Sonte në ”Click” të RTV21 u debatua për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi tha se është jo bindse që kta 45 persona do të kishin mundur të arrinin qëllimin për shkëputjen e territorit, siç thuhet në aktakuzë.
”Duke i parë aspektet e sigurisë dhe kapacitet e grupeve apo personave që do të ndërrmernin veprime për të shkuptur një territor të caktuar,parë nga aspketi teknik është e pamundur që një grup prej 45 persoanve ta sfidojnë insituticonet mire të organizuar të Kosovës sic është policia dhe reaguesit tjera, është jo bindse që kta 45 persona do të kishin mundur të arrinin qëllimin për shkëputjen e territorit”, tha Elezi./21Media