Murati pret votën e opozitës për kredinë 90 milionë euro me BB-në

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kërkon nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës që të marrin pjesë në votimin e nesërm për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me Bankën Botërore, për një kredi prej 90 milionë eurosh.

Ministri Murati thekson se kjo marrëveshje është unike, pasi ofron një normë interesi prej 0 për qind, ku sipas tij, është ‘falë përpjekjeve të qeverisë dhe reformave të ndërmarra në bashkëpunim me Bankën Botërore’.

“Kjo marrëveshje me këto kushte jashtëzakonisht të volitshme po pret ratifikimin në Kuvend që nga maji i këtij viti, dhe nesër do të jetë përsëri në rend dite në seancë, pika 6 më konkretisht. Uroj e shpresoj që nesër edhe deputetët e opozitës do të marrin pjesë në votim ashtu që marrëveshja të ratifikohet dhe vendi të mund të përfitojë nga kjo marrëveshje”, shkruan Murati në Facebook.

“Kjo marrëveshje, me kushte jashtëzakonisht të favorshme, pret ratifikimin në Kuvend që nga maji i këtij viti dhe nesër do të jetë përsëri në rend dite, konkretisht në pikën e gjashtë,” tha ai.

Murati shpreson që edhe deputetët e opozitës do të marrin pjesë në votim, duke i lejuar Kosovës të përfitojë nga kjo marrëveshje.

Back to top button