Aktakuzë ndaj 5 personave për fajde detyrim e mashtrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajde”, “Mashtrim” dhe “Detyrim”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajde”.
Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajde”, “Detyrim”, dhe “Mashtrim”.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit.​/21Media

Back to top button