Çun Lajçi: Jam vonuar në Kërçovë, mërgimtarët paskan shkuar

Artisti, Çun Lajçi ka qëndruar sot në Kërçovë ku ka promovuar librin e tij të ri, ”Kopilani”.
Në një intervistë ekskluzive për TV21, Lajçi ka treguar se ndalimi i tij në Kërçovë, në kuadër të karvanit të promovimit të librit në trojet shqiptare, vjen nga përshtypjet që i ka marrë në Kërçovë gjatë promovimit të ”Bastardëve”.
Lajçi është shprehur se e ndjen veten të obliguar ta promovojë librin në Maqedoninë e Veriut sepse sipas tij gjysma e librit është Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë.
Mirëpo, Lajçi thotë se është ndjerë i vonuar këtë herë me ardhjen në Kërçovë, pasi i mungojnë mërgimtarët dhe sipas tij kjo ka ndikuar edhe në uljen e fuqisë blerëse.
Intervistën e plotë me Çun Lajçin mun ta ndiqni më poshtë.

Tutje Çuni ka folur edhe në lidhje me pagat që i marrin aktorët ku sipas tij me atë pagë mund të jetohet vetëm 10 ditë.
”Nuk jetohet as me pensionin që e marrim”, ka thënë Lajçi./TV21

Back to top button