Kaloni te përmbajtja kryesore

​Aktakuzë ndaj një peroni për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër personit me iniciale Z.V për kryerjen e veprës penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”.

Në njoftim e Prokurorisë është theksuar se kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit me iniciale Z.V. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button