Bajçinovci e konsideron gabim skandaloz vendimin për mos dërgimin e asnjë filmi nga Kosova për “Oscars 2023”

Ekspertja e te Drejtave të Autorit, Luljeta Bajçinovci ka reaguar pasi Qendra Kinematografike e Kosovës ka vendosur që sivjet të mos dërgojë film për “Oscar “.
Ajo e ka cilësuar këtë si një gabimet me skandaloze që ka mund të bëhet nga ndonjë Institucion i Kosovës. E për këtë ajo i ka parashtruar disa pyetje se si ka ardhur deri të ky vendim.
Bajçinovci po ashtu ka thënë se Kosova duhet te fokusohet ne vizionin e përgjithshëm reprezentativ, ruajtjen e imazhit dhe respektin ndërkombëtar, në promovimin e vlerave faktike, e jo në bllokimin dhe shkurt-pamësinë aktuale mbi baza individuale dhe personale.
Në vijim reagimi i plotë i Bajçinovcit:
Me jehonë bombastike u përhap lajmi se QKK-ja (Qendra Kinematografike e Kosovës) ka vendosur që sivjet, mos të dërgojë asnjë film nga Kosova, si konkurruent për
OSCARS 2023.
Meqë ky është një nga GABIMET më SKANDALOZE që ka mundur të bëjë ndonjë nga
Institucionet e Kosovës, logjikisht parashtrohen disa pyetje dhe rrjedhimisht pasojnë
disa konkluzione – vërejtje, dhe fakte kundërshtuese.
Fillimisht:
– Si është e mundur që Kosova, nje vend I vogël, që mezi arriti të deportojë në
skenën ndërkombëtare kinematografike, të bëjë një gabim aq të pamatur,
amatoresk dhe aq të rëndë?!
– Si është e mundur që një grup i vogël njerëzish, të vendosin kaq keq, për një gjë aq
të madhe dhe domethënëse për Kosovën?!
– Kush I zgjodhi të njëjtit dhe rrjedhimisht sa ishin ata të vetëdijshëm dhe kompetent
qe t’i vlerësojnë “standardet” artistike e profesionale të filmave konkurrent,
standarde këto të vlerësuara, cmuara dhe shpërblyera paraprakisht nga dikush
tjetër ( JURITË, PRODUKSIONET DHE EKIPET E FILMBËRËSVE
NDËRKOMBËTARË).
– Si është e mundur që paaftësinë e tyre t’a “arsyetojnë” në mënyrën më të
shëmtuar të mundshme, duke u leshuar madje ne zhvleftësime, degradime,
etiketime dhe diskreditime morbide, nivel ky i padenjë dhe tepër i ulët për një
kategori njerëzish të cilët mëtojnë të quhen intelektual.
– A e kane kuptuar këta njerëz (dhe nese jo – a ua ka thënë dikush) rolin e tyre, dhe
cfarë metoda, analiza, shqyrtime dhe fakte relevante do të duhej t’i perdornin, për
të përzgjedhur filmin përfaqesues të Kosovës.
– Si është e mundur, që QKK-ja, si autoritet vendimmarrës, të lejoj të bëhet një gabim
i tillë, dhe pse nuk ka reaguar paraprakisht apo edhe pas marrjes të ketij vendimi
absurd, qe kjo mos të ndodhe. Për më tepër, të qëndroj pas tij.
– Si është e mundur që Kosova t’a nderpres hapin e vijueshmërisë së prezencës së
saj në këtë event ndërkombëtar, prezencë(leje) e arritur me shumë mund,
angazhim, punë e investim të njerëzve të kulturës, filmbërësve, perkrahësve e
pasionantëve të artit kinematografik; dhe sidomos me ndihmën e shteteve aleate
dhe mike, të cilat (përkundër faktit që Kosova nuk është as anëtare e OKB-së e as
BE-së), i mundësuan të konkurrojë në OSCAR-s, përmes brendit të saj më të bukur
eksportues – FILMIT.
– Kush e morri të drejtën (sidomos guximin) nga ky grup njerëzish, që filmat me
shumë cmime dhe vlerësime ndërkombetare, ti ofendojë dhe fyej si Produksionet
ashtu edhe artistët, duke I konsideruar “të padenjë”, krahasuar me
“shkëlqyeshmërinë” e prodhimeve te deritashme. Cfarë është ky idiotizëm
interpretativ, i një stili absurd të tipit: “Veprat në konkurrencë dëshmojnë
prezencë të talentit vibrant, konkurrues e provokativ në ardhje, por që nuk
reflektojnë mjaftueshëm standardin e prurjeve të deritashme në kinematografi…”
Për këto “koka shkencash”, mjafton(si duket), vetëm përgjigjja jonë: “Shikuar nga
prizma e sekuencës molekulare, cështja duket mjaft fluide…”. Këta “shkencëtar”
ndoshta e kuptojnë , por sigurisht publiku JO. Që do të thotë se arsyetimet e tilla janë
totalisht të pakuptimta dhe tendencioze.
Prandaj:
– Kush jeni ju(së bashku), te beni këso veprimesh jo-profesionale, jo-etike, të
dëmshme, diskredituese dhe me pasoja të renda për komunitetin artistik,
profesional, e kulturor.
– Kush jeni ju(së bashku), t’ua ndalni hapin krijuesve tanë, ti demotivoni, ti fyeni, ti
ofendoni dhe t’ua bllokoni entuziazmin artistik, profesional dhe kombëtar.
– Kush jeni ju(së bashku), qe t’ia ndalni hapin Kosovës, madje ta ktheni shume vite
mbrapa.
Sa për dijeninë tuaj elementare, ua parashtrojmë vetëm disa nga faktet bazike që
është dashur patjetër t’i kishit njohur paraprakisht:
1. Disa nga filmat konkurrues, duke pasur parasysh pikërisht STANDARDET E
LARTA, janë zgjedhur si filma super artistik, me nivele të larta produksioni, me
storie(skenar te jashtëzakonshëm) dhe origjinal, me kastë të lartë profesionale, si
dhe aktorë ekselent.
2. Ne mesin e filmave konkurrues, kishte nga ata që kanë fituar cmime
ndërkombëtare (madje edhe të Festivaleve Prestigjioze të Kategorise A), cmime
ndërkombetarë te publikut, vlerësime prestigjioze për aktorët tanë si dhe shfaqje
në kinematë europiane e vendore, për periudha të gjata kohore.
A është e mundur që këto fakte nuk janë marr parasysh? E nëse nuk janë ditur
aspektet profesionale, vlerësuese, apo teknike dhe juridiko-ligjore, pse këta individ
nuk janë konsultuar me njerëz të fushës apo eksperta ligjor.
Meqë Kosova në periudhë të pas-luftës nuk mund të prodhojë e vetme filma pa
ndihmën e Produksioneve të huaja (të cilat investojnë mjete të mëdha materiale,
teknikë moderne, krijues të njohur ndërkombëtarisht etj), ajo është e detyruar të
investojë si Ko-Produksion minor, kryesisht mjete të vogla, por pjesëmarrje të madhe
të talenteve filmbërese dhe aktorëve të shkëlqyer.
Edhe dy filmat tanë (“SHOK” dhe “ZGJOI”), për të cilët Kosova sigurisht që është
krenare – si edhe të gjithë filmat e deritanishëm që janë prodhuar në vendin tonë,
janë poashtu Ko-Produksione (bashkëpunime), ku madje filmi “SHOK” i nominuar
zyrtarisht për OSCARS, pati si regjisorin ashtu edhe produksionin nga Anglia.
Gjithashtu, referenca ekskluzive për filmin “ZGJOI”, konsiderohet si nivel i vetëm dhe
i pa-kalueshëm për mundësinë eventuale të tejkalimit të të njejtës, nga prodhimet e
tashme dhe te ardhme. Filmat e Kosovës duhet të shikohen domosdoshmërisht në
arenën ndërkombëtare, pavarësisht a do të kenë fatin të kenë nje sukses te caktuar
apo jo. Kinematografia Kosovare duhet të shkojë përpara, nuk duhet të ndalet.
Është fakt i padiskutueshëm dhe i pakontestueshëm, që filmat e deritanishëm, ata te
sivjetshëm, si dhe filmat qe do te prodhohen në të ardhmen, padyshim janë dhe do
të jenë perfaqësues dinjitoz të Kosovës. Prandaj, individualizmat e aludimet boshe
dhe subjektive, nuk qojnë peshë dhe janë te parëndesishme per vijueshmerinë e
zhvillimit te Kinematografisë Kosovare.
Kosova duhet te fokusohet ne vizionin e përgjithshëm reprezentativ, ruajtjen e
imazhit dhe respektin ndërkombetar, në promovimin e vlerave faktike, e jo në
bllokimin dhe shkurt-pamësinë aktuale mbi baza individuale dhe personale.
Nga ky vendim nga ana e QKK-së, pason pyetja: Si do të ndihen Produksionet dhe
krijuesit vendor dhe ndërkombetar, dhe sa do te kenë vullnet dhe deshirë për të
investuar edhe me tutje në zhvillimin e Kinematografisë Kosovare.
Pas këtij gabimi, do të mjaftonte vetëm që edhe mos të shpallet konkursi për
subvencionet vjetore, dhe debakli do të ishte I plotë.
Bazuar në të lartë-theksuarat, natyrshëm pyesim:
“Kush duhet të jap përgjegjësi për këtë vendim degradues, denigures dhe absurd?”
Që kjo juri nuk ka mundur, nuk ka ditur, sepse ishte e pa-aftë, apo dominuan
interesat tjera te ndërlidhura me nëngrupe vartëse? Kjo nuk është më me rëndësi.Me
rëndësi është qe pa-aftësia profesionale dhe mungesa e autoritetit vendimmarrës – I
KUSHTOI KOSOVËS SHUMË.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?