Aktakuzë ndaj një personi për bixhoz dhe kontrabandë mallrash

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit B.M i cili ka kryer veprat penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ”Kontrabandimi i mallrave” dhe ”Shmangie nga tatimi”.

Nga ana tjetër, në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur që i pandehuri nga Prishtina gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:10 ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës pasi që i njëjti kishte pasur urdhër arrest aktiv nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe pastaj ishte dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button