Aktakuzë ndaj personit i cili shkaktoi aksidentin me fatalitet në Podujevë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të personit me iniciale M.A., i cili në dhjetor të vitit të kaluar shkaktoi aksidentin me fatalitet në fshatin Llapashtiscë të Podujevës.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 19 dhjetor 2023, rreth orës 20:00, në rrugën “Qëndresa” në Podujevë, i pandehuri i lartcekur shkakton aksident trafiku me pasojë vdekjeje për tani të ndjerin A.K., si dhe lëndime të rënda trupore të dëmtuarit N.K.

“Derisa i pandehuri ishte duke drejtuar automjetin e tipit ‘Daimler Cryesles E220’ me targa vendore, në rrugën e lartcekur në drejtim të fshatit Llapashticë e Poshtme, në Podujevë, i pandehuri duke qenë i vetëdijshëm se me drejtim të kundërligjshëm të mjetit të tij mund të sjellë në rrezik jetën, integritetin trupor të ndokujt ose pasurinë, në vëllim të madh dhe me vetëdije e ka lejuar ardhjen e pasojës, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe shpejtësinë e lejuar, ashtu që humbë kontrollin dhe kalon në shiritin që shërben për lëvizje në krahun e kundërt dhe me pjesën e parë ballore të anës së majtë të automjetit të tij e goditë automjetin e tipit ‘VË Golf 1HXO’ me targa vendore, të cilin e drejtonte i ndjeri dhe tani i dëmtuari, derisa nga forca e madhe e goditjes automjeti i të ndjerit kthehet mbrapa në drejtim të kundërt dhe përfundon jashtë rruge, me ç ‘rast lëndime vdekjeprurëse pëson tani më i ndjeri, i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes ndërsa lëndime të rënda trupore pëson i dëmtuari dhe një pasagjer në veturë me të pandehurin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, si dhe t’i shqiptohet dënimi plotësues i ndalimit të drejtimit të automjetit.

Back to top button