Aktakuzë për mësuesin që rrahu nxënësen në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit H.R., për shkak të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri H.R, më më 1 nëntor, në një shkollë fillore në komunën e Vitisë, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, ashtu që derisa ishte duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, nxënëses të moshës 13 vjeçe, në atë mënyrë që fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplasë në karrige.
Me këto veprime, i pandehuri H.R., ka kryer veprën “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”./21Media

Back to top button