Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën në aksidentin në Bullgari.
Kryeministri Albin Kurti, shprehu ngushëllime për Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë shqiptarët.
Në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bullgari, ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident rrugor me autobus, Kosova vendosi që sot të jetë ditë zie në vend.

Ndërkohë, mbledhja është duke vazhduar me 33 pika në rend të ditës./21Media 

Back to top button