Aktakuzë për posedim të narkotikëve dhe kontrabandim të migrantëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër të pandehurit Sh.H për veprat penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe veprën penale të “kontrabandimit të migrantëve”.
Prokuroria Speciale e Kosovës është pajtuar që ky rast të transferohet nga Republika e Sllovenisë, pas arrestimit të të pandehurit SH.H, i cili nga viti 2017 ka qenë i kërkuar nga Interpoli.
“Veprat penale i ka kryer si anëtar i një grupit kriminal, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë janë gjykuar dhe dënuar në Slloveni. Grupi ka vepruar kryesisht në territorin e Sllovenisë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button