Arrestimi i dy të dyshuarve për krime lufte, Prokuroria Speciale jep detaje

(Lajm i përditësuar)
Arrestimi i dy të dyshuarve për krime lufte, Prokuroria Speciale jep detaje
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Prokuroria Speciale në një njoftim ka bërë të ditur se sipas dyshimeve , M.J. dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, përkatësisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile në rajonin e Mitrovicës.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe se, për shkak të ruajtjes së integritetit të procedurës penale, në këtë fazë nuk mund të publikohen detaje të tjera.
Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar si rezultat i veprimeve hetimore, pasi dyshohet se në prill të vitit 1999, në Zubin Potok, kanë kryer krime ndaj popullatës civile shqiptare. Sipas dyshimeve, si pasojë e këtyre veprimeve janë vrarë 23 civilë shqiptarë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?