Aktivisti bjellorus ther me thikë veten pas kërcënimeve nga autoritetët

 

Aktivisti bjellorus, Steffan Latypov theri me thikë në fyt vetën, gjatë një seance dëgjimore të gjykatës.

Sipas organizatës, Latypov, i cili ka qenë i dyshuar për organizim të protestave dhe rezistim të arrestit, theri vetën në qafë pas kërcënimeve të autoriteteve drejt familjes së tij, nëse nuk del fajtor ndaj akuzave me të cilat ngarkohet e që të njëjtat ai i ka mohuar.

CNN bënë të ditur se nuk kanë mundur të kontaktojnë Ministrinë e Brendshme Bjelloruse për një komunikatë, në lidhje me ngjarjen.

“Ai u kërcënua se familja e tij do të pësonte nëse nuk pranonte fajin e akuzave me të cilat ngarkohej. Ky është rezultati i një vendi terrorist. Duhet ta ndalojmë ketë menjëhërë”, tha liderja opozitare bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya.

Latypov është vetëm njëri nga aktivistët, gazetarët, protestuesit e shumtë të cilët ngarkohen me akuza të llojit të tillë në Bjellorusi./21Media

Back to top button