Aktivitete të shumta për nder të 17 shkurtit

Aktivitetet për shënimin e kësaj dite në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka bërë përgatitjet e duhura për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani aktivitete për shënimin e kësaj dite do të mbahen nën përkujdesen e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Aktivitetet fillojnë nga data 14 shkurt me koncert të fëmijëve nga grupi muzikor Kromatika me fillim nga ora 17:00 në teatrin “Adriana”, ndërsa me 15 shkurt në teatrin “Adriana” në ora 20:00 do të shfaqet shfaqja “Hanibali i Nëntokës””, ka thënë drejtoresha Murati-Shabani.

Ndërsa të shtunën, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet turnir në hendboll nga veteranët e KH “Kastriotit” në Palestrën e sporteve “Bill Clinton”, ndërsa nga ora 14:00 në teatrin “Adriana” mbahet koncert për fëmijë. Në orën 18:00, në Galerinë e Artëve shfaqet ekspozita kolektive nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”, ndërkaq në ora 20:00 do të reprizohet shfaqja “Hanibali i Nëntokës”.

Dita e festës do të fillojë me homazhe në varrezat e dëshmorëve në ora 10:00, akademia solemne fillon më ora 11:00 në teatrin “Adriana”, si dhe në fund do të shfaqet një koncert në teatrin “Adriana” nga shkolla e muzikës “Çesk Zadeja”, në ora 18:00.

 Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka ndarë 500 mijë euro.

Ndërsa, sipas agjendës, manifestimi për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë do të fillojë të shunën (16 shkurt) dhe do të zgjasë deri të hënën (18 shkurt). Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me moton “Kosova, nder dhe detyrë” do të organizohen aktivitete të ndryshme.

Edhe komunat tjera kanë filluar publkimin e agjentave për aktivitetet që do të mbahen.

 

 

Back to top button