Kaloni te përmbajtja kryesore

Aktorët e “Hit & Run” flasin rreth ngjarjes në seri

 
Aktori izraelit, Lior Raz i cili njëherësh është edhe skenarist, shpreson se seria e re e Netflix, “Hit & Run”, në të cilën paraqitet me rol, do t’i bëjë kurreshtarë fansat e tij që të dëshirojnë të kuptojnë ngjarjen deri në fund të saj.
Ai në një intervistë për AP ka thënë se ngjarja nuk kuptohet deri në fund. Kjo është edhe ajo që bën këtë seri interesante, ka thënë ai. Raz ka thënë se gjatë serisë gërshetohen ngjarje të ndryshme, që do të thotë se na bëjnë të jemi kurreshtarë deri në fund.
Seria “Hit and Run” paraqet ciceronin e tureve Segev Azulai, rolin e të cilit e luan Raz. Ai jeton në Tel Aviv me bijën e tij, Neta Orbach dhe gruan e tij amerikane, Danielle. Gruaja e tij vritet në një sulm misterioz gjatë rrugës për në New York, dhe Raz dyshon se vritet aksidentalisht.
Ai fillon të kërkojë vrasësin e saj, dhe në fund zbulon të vërtetën për vrasjen, si dhe të fshehtat që ajo i ka mbajtur nga ai.
Raz ka thënë se amerikanët kanë filluar të interesohen për filmat izraelit falë tregimeve të tyre interesante. Ai ka thënë se nuk kanë para për të realizuar filma në izrael. Kjo do të thotë se për të prodhuar një film të mirë, duhet të investohet në personazhe. Raz është krijues edhe i serisë së famshme gobale Fauda, në të cilën po ashtu paraqitet edhe me rol. Në pyetjen se a do të vazhdojnë me sezone të tjera të saj, ka thënë se sezonin e radhës do ta xhirojnë në tetor. Raz nuk ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me serinë.
Aktorja Kaelem Ohm luan rolin e bashkëshortes së Raz në “Hit & Run”. Ajo ka thënë se seria lidhet me ngjarje dashurie dhe pikëllim. Sipas saj, “Hit and Run” ka të bëjë jo me paratë por me dashurinë, pasi që personazhi i Raz fillon të hetojë rastin për humbjen e gruas së tij. Pra, ngjarja lidhet me çështje të zemrës, Raz fillon rrugëtimin për zbulimin e rastit të vrasjes së gruas së tij, dhe kjo e bën të veçantë.
Në serinë “Hit and Run” luan edhe aktorja amerikane Sanaa Lathan. Ajo veçohet për role në filma me kastë të aktorëve kryesisht me ngjyrë, që sipas saj, nuk janë filma me aktorë me ngjyrë, por që rrëfejnë ngjarje. Lathan ka thënë se i veçon shumë filmat në të cilët është paraqitur me role, por njëri prej më favoritëve të saj është “The Affair”. Ajo ka thënë se është emocionuar kur e kanë ftuar që të paraqitet me rol në të. Para së gjithash, ajo ka thënë se me rëndësi për të është tema e filmit.
Lathan ka thënë se tashmë është angazhuar shumë si aktore, dhe se me punë e saj ka arritur deri në një pikë ku mendon të fillojë edhe si regjisore. Lathan ka thënë se rruga deri këtu ishte e gjatë, e mundimshme, por se është koha që të fillojë të bëjë edhe regji.
Seria “Hit & Run” do të fillojë të transmetohet në Netflix nga data 6 gusht 2021./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=WUoXMQT4L5o
https://www.youtube.com/watch?v=AyF-EQVs9mU

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button