I gjendet drogë, arrestohet një person

Dje është arrestuar një burrë nga Prishtina, pasi gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë si dhe para të gatshme 1135€.

”Është bërë bastisje në shtëpinë e tij dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa sasi të vogla me substancë kokainë, MDMA, marihuanë si dhe një peshore digjitale”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button