Aktorët e njohur turq përballen me aksident të rëndë trafiku

Seriali më i ri turk “Sherbeti i Kuq” po pëlqehet mjaft shumë edhe përtej kufijve të Turqisë. Në Kosovë ky serial po transmetohet në ekranin e RTV21.

Historia e këtij seriali i ka bërë për vete shikuesit dhe po vazhdon t’i bëjë me emocione të shumta.

Ngjarja që do zhvillohet në epizodat e fundit do jetë mjaft prekëse.

”Fatih” dhe  ”Doas” do kenë shumë probleme në martesën e tyre. ”Kıvılcım” dhe ”Omeri” do martohen por, ata do përballen me një aksident të rëndë trafiku.

Kujtojmë se në rolin e ”Kivilcim” është aktorja, Evrim Alasya, kurse në rolin e ”Omerit” Barış Kılıç.

Kujtojmë se, xhirimet e këtij seriali kanë filluar në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe janë vazhduar ende në Stamboll.

“Sherbeti i Kuq” transmetohet çdo ditë pune nga ora 20:00./21Media

Back to top button