Aktorët në film flasin në gjuhë të ndryshme falë Inteligjencës Artificiale

 

Titrat së shpejti mund të mbesin teknologji e së kaluarës, kjo pasi që një kompani po shfrytëzon inteligjencën artificiale që ua mundëson aktorëve në film të dëgjohen duke folur në çdo gjuhë.

Kompania e cila qëndron pas kësaj është me bazë në Londër, dhe quhet Flawless AI. Ajo lansoi disa sekuenca filmash ku demontrohet kjo arritje.

Flawless AI, që është laborator dedikuar rrjetit filmik, këtë e demonstroi me filmat Forrest Gump dhe A Few Good Men.

Me të lansuar të këtyre sekuencave, kjo kompani falënderoi edhe bashkëpunëtorët tjerë që ndihmuan në këtë risi, si The Max Planck Institute për informatikë në Gjermani. Kjo teknologji sipas tyre ka disa vite që ishte në zhvillim.

Inteligjenca artificiale, e njohur si TrueSync, ua mundëson këtyre krijuesve që të heqen titrat nga filmat dhe aktorët ti përshtaten me të folur çdo gjuhe.

Kompania me bazë në Londër, Flawless AI, ka marrë lëvdata për këtë arritje, ku shumë shfrytëzues të medieve sociale e kanë përshkruar si “mahnitëse”.

TrueSync thuhet se është oferta e parë dedikuar Inteligjencës Artificiale nga kompania Flawless Ai, dhe duket se ajo nuk do të ndalojë me kaq, pasi që siç ka bërë të ditur, shpejtë do të dalë edhe me risi të tjera dedikuar kësaj fushe./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button