Hoxhaj: Kurti e nisi Jugosllavinë e re

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka kritikuar  vendimin e sotëm të qeverisë Kurti për të nisur zbatimin e marrëveshjes ballkanike të iniciuar vite më parë nga procesi i Berlinit për lëvizjen e qytetarëve mes vendeve të rajonit.

Kreu i PDK-së përmes një deklarate nnjë postimi në Facebook ka thënë se ende pa e nisur dialogun me Serbinë, Albin Kurti nisi zbatimin e Jugosllavisë së re.

“Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, teksa ka publikuar vendimin e Qeverisë.

Në mbledhjen e sotme  Qeveria, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme miratoi nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë./21Media

Back to top button