Aktorët turq sot janë shumë të njohur, nuk do ta besoni se çfarë profesioni kishin ata

Falë roleve të tyre u bënë shumë të dashur dhe të pëlqyer për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për aktorët turq që sot i shohim në filma e seriale shumë të suksesshëm, por jo të gjithë e kanë nisur karrierën e tyre në aktrim.
Aktori që për shqiptarët u bë i njohur me rolin e “Mehmet Kosovës” Kenan İmirzalıoğlu ka studiuar për matematikë.

Aktroja turke, Fahriye Evcen ka fituar dashurinë e publikut me rolet e shumta në mesin e tyre atë të “Feridesë”. Veç aktrimit Fahriye studiuar sociologjin në Gjermani si dhe është e diplomuar në degën e historisë.

Të gjithë e njohin si “Rejani” nga seriali turk  “Hercai”, bëhet fjalë për aktoren turke, Ebru Şahin e cila ka mbaruar akademinë e sporteve.

Beren Saat, e cila më shumë njihet si “Fatmgul” nga seriali që mbante po këtë emër ka studiuar për menaxhment në biznes.

Hande Erçel e njohur më shumë me rolin e “Edës” në serialin”Sen Çal Kapimi” ka studiuar në Universitetin e Arteve dhe në shumë intervista ajo ka përmendur dashurinë e madhe që e ka për artin.

Aktori turk, me prejardhje shqiptare Can Yaman.Can Yaman ka studiuar Juridikun. Pas diplomimit, ai punoi si avokat për gjashtë muaj.

Barış Arduç, ose siç e njohim ne Omeri i serialit “Dashuri me qera”, përpara se të bëhej një aktor i suksesshëm, ka punuar si roje plazhi për 8 vjet.

Emrat e tyre janë të njohur edhe jashtë kufijve të Turqisë, ata vazhdimisht janë të angazhuar në seriale dhe filma të ndryshëm./21Media

Back to top button