Aktori i njohur bëhet baba për herë të shtatë

Aktori i njohur amerikan, Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij, Hilaria Baldwin janë bërë prindër për herë të shtatë. Çifti, për vogëlushen zgjodhi emrin  ‘Ilaria Catalina Irena’.
Hilaria në një postim në Instagram zbuloi se vogëlushja lindi të enjten.
“Ajo është këtu! Ne jemi shumë të emocionuar t’ju prezantojmë me ëndrrën tonë të vogël të realizuar”, shkroi ndër tjera Hilaria.


Alec-Hilaria Baldwin që u martuan në vitin 2012, kanë 6 fëmijë të quajtur Carmen (9), Rafael (7), Leonardo (6), Romeo (4), Eduardo (2) dhe Lucia (1)./21Media

Back to top button