Peja mposht edhe Yllin në “Karagaç”

Peja ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në palestrën “Karagaç” në Pejë, pejanët triumfuan ndaj kampionit në fuqi, Golden Eagle Yllit.
Skuadra nga Suhareka e nisi shumë më mirë ndeshje dhe si rezultat pjesa e parë përfundoi 30:24 për Yllin.
Në çerekun e tretë, skuadra vendase aplikoi lojë sulmuese duke shënuar pikë të njëpasnjëshme që sollën përmbysjen e rezultatit.
Në fund, Peja triumfoi me rezultat 73:57 duke vazhduar kështu ecurinë pa humbje në tri sfidat e para, ndërsa Ylli vazhdon të mbetet pa pikë në këtë edicion.

Back to top button