Aktori i njohur po mendon t’i japë fund karrierës

Alec Baldwin ka pranuarse mund t’i japë fund karrierës së tij pas ngjarjes tragjike të tetorit, ku ka lënë të vdekur kineasten Halyna Hutchins, gjatë setit të xhirimeve për filmin e tij “Rust”.
“Mund të ndodhë”, ka thënë aktori 63-vjeçar, në një intervistë për ABC Neës, duke shtuar se nuk i interesonte.
Gjatë intervistës së tij të ku foli për herë të parë për incidentit, Baldwini gjithashtu tha se ai nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës me të cilën u vra Hutchinsi.
“Dikush ka vënë fishekë të vërtetë në armë. E di që unë jo”, u shpreh Baldwin, teksa foli për ngjarjen e 21 tetorit, në New Mexico.
Hutchins, 42-vjeçare, ishte dërguar në spital me helikopter pas të shtënave, por më vonë vdiq nga plagët. I plagosur ka mbetur edhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç.
Sipas të dhënave të gjykatës, Baldwinit iu dorëzua arma nga ndihmësi i regjisorit të filmit, Dave Halls, i cili nuk e dinte se ajo përmbante municion të vërtetë. Ndërkohë, Hallsit i ishte dhënë arma nga Hannah Gutierrez-Reed, 24-vjeçarja armatore në film./21Media

Back to top button