Aktorit Morgan Freeman i ndalohet hyrja në Rusi

Aktori Morgan Freeman është një nga afro 1000 shtetasit amerikanë që u goditën me sanksione ruse, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në Rusi.
Lista e plotë e emrave u publikua nga ministria e jashtme ruse të shtunën dhe përfshin Presidentin Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
“Aktori i famshëm regjistroi një video adresë në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, shpjegoi Ministria e Jashtme e Rusisë.
Bëhet fjalë për paraqitjen e Freeman në një video që akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016, të cilat i ka fituar Donald Trump.
Janë 963 shtetas amerikanë në listën e individëve të sanksionuar, duke përfshirë disa politikanë, mjekë, aktivistë dhe gazetarë. Në listë është edhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg, shkruan BBC./21Media

Back to top button