Aktorit Tom Cruise ia vjedhin makinën gjatë kohës sa ishte në xhirime

Vetura e tipit BMW, në posedim të aktorit amerikan Tom Cruise është vjedhur ditën e sotme, gjatë kohës sa aktori ishte në xhirimet e “Mission:Impossible”.
The sun bën të ditur se vetura e Cruise u vodh jasht Grand Hotel dhe brenda saj kishte gjësende në vlerë shumë të lartë.

Policia kohë më vonë gjeti veturën dhe se rasti është nën hetime por, sipas burimeve të afërta të aktorit, kjo gjë e ka zemëruar tej mase atë, pasi ai lëviz gjatë gjithë kohës me veturën e tij.
Grand Hotel, në Birmingham u mbyll nga e diela deri të mërkuren, me qëllim që të realizohej xhirimi i serisë së shtatë të “Mission:Impossible”./21Media

 

Back to top button