Aktorja e njohur turke kërcënohet me vrasje

Aktorja turke, Ezgi Mola e cila në Kosovë njihet nga seriali ‘Apartamenti i pafajësisë’ ka bërë një denoncim për muzikantin Kemal Kahraman, me të cilin ka pozuar për një reklamë, për kërcënime dhe ngacmime të vazhdueshme ndaj saj.
Sipas deklaratës se Ezgit, Kemal Kahraman, është prezantuar me të gjatë xhirimeve në vitin 2016 dhe i ka dhuruar asaj lule dhe që nga ajo ditë ai ka shkuar në të gjitha xhirimet e aktores duke u përpjekur të afrohet dhe të flasë me të.
Sipas mediave turke, akotrja nga Kemal Kahram ësht kërcënuar me fjalë “Do të të shkatërroj, do të të vras.”
Aktorja është shprehur se ndihet e frikësuar dhe nuk mundet të dalë as nga shtëpia e saj vetëm.
Mësohet se edhe organet përkatëse kanë marrë një vendim për dëmimin e Kahramanit për 2 muaj./21Media

Back to top button