I keni dëgjuar këngët e “N’Tiranë”?

Artistja Anxhela Peristeri ka publikuar së fundmi albumin muzikor “N’Tiranë”.
Emri erdhi nga dashuria e saj për Tiranën.
Pjesë e albumit janë pesë këngë, në të cilat Anxhela ka punuar me plotë përkushtim dhe duket se puna intesive për kohë të gjatë po i shpërblehet pasi albumi është mirëpritur nga ndjekësit.
Albumi është në të gjitha platformat digjitale.
“Jam e lumtur që munda të përcjell një pjesë të krijimtarisë sime me këtë album dhe falënderoj pa masë bashkëpunëtorët e mi të dashur për punën e mrekullueshme dhe talentin e rrallë”, ka shkruar Anxhela.
“N’Tiranë”, “Jemi larg”, “Lajkat”, “Me ty do të dehem”, “Lozonjare”, janë këngët e albumit të ri./21Media

Back to top button