Aktorja e njohur turke në pritje të roleve sfiduese

Portretizoi një rol mjaft sfidues në serialin “Aparamenti i Pafajsisë”, atë të “Gylbenit” bëhet fjalë për aktoren, Merve Dizdar e cila së fundmi tha se është në pritje të roleve sfiduese.

Duke iu referuar bashkëpunimit të ardhshëm Merve zbuloi dy  aktorët me të cilët pritet të bashkëpunojë, të cilët janë Çaglar Ertogrul dhe Berkay Ateş.
Krahas entuziazmit për projektin e ri, ajo tregoi se vlerësimi i punës së saj nga ana e publikut, bën që ajo t’i rikthehet vetvetes dhe roleve të reja.
“Uroj që së bashku me kolegët, të vazhdojmë ta impresionojmë publikun, qoftë në ekrane apo platforma digjitale”, ishte deklarata e aktores e cila dukej e kënaqur nga puna e saj e deritanishme, njëkohësisht e gatshme dhe sfiduese ndaj roleve dhe projekteve të reja./21Media 

Back to top button