Kaloni te përmbajtja kryesore

Zbulohet një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, arrestohen dy persona

Dy persona u arrestuan në Kurbin për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.
Policia e Shtetit sot informoi se shtetasit administronin një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave.
“Në vijim të kontrolleve intensive dhe të pandërprera, të ushtruara në lokale dhe ambiente të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:  -K. H. 29 vjeç dhe A. S. 44 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kompjutera që dyshohet se i shërbenin këtij aktivitetit të kundërligjshëm, si dhe shuma parash që dyshohet se të arrestuarit i kishin përfituar nga ky aktivitet.”, informoi Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button