Aktorja e njohur turke vdiq nga tërmeti

Në mesin e viktimave të tërmetit të 6 shkurtit është edhe aktorja e njohur turke, Emel Atici.

Bashkë me Emelin ka vdekur edhe vajza e saj, Hande Püryan Atici. 

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur në rrjetet sociale TIMS&B, produksioni i serialit ”Një herë në Çukurova”në të cilin ishte duke luajtur një rol.


Si pasojë e tërmeteve të së hënës në Turqi e Siri numri i viktimave ka arritur në 28 mijë e 192.
Raportohet se vetëm në Turqi kanë vdekur 24 mijë e 617 persona, ka konfirmuar zëvendëspresidenti Fuat Oktay në një konferencë për media të shtunën mbrëma.

Në Siri, numri i vdekjeve të konfirmuara është 3575./21Media
Back to top button