Mbi 33,000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

(Lajm i përditësuar)

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në 33 mijë e 181, sipas shifrave të fundit.
Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 29 mijë e 605, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM.
Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve është 3 mijë e 576, duke përfshirë 2 mijë e 168 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile ‘Helmetat e Bardha’, dhe 1 mijë e 408 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas medias shtetërore siriane. duke cituar ministrinë e shëndetësisë të shtunën.
Helmetat e bardha, të cilët njoftuan përfundimin e operacioneve të tyre të kërkim-shpëtimit të premten, i thanë CNN të shtunën se numri i përgjithshëm i të vdekurve pritet të jetë shumë më i lartë.
29 mijë e 605 persona vdiqën nga tërmetet në Turqi 
Presidenca e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se 29 mijë e 605 persona humbën jetën në tërmetet në Turqi e Siri.
Në punimet e kryera në zonën e tërmetit janë duke punuar gjithsej 233 mijë e 320 personel dhe 12 mijë e 322 automjete dhe pajisje ndërtimi.
Mbi 28,000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës ka arritur në 28,192.
Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 24,617, tha nënpresidenti turk Fuat Oktay në një konferencë shtypi të shtunën.
Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara është 3,575 , duke përfshirë 2,167 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha. Sipas mediave shtetërore siriane, të cilat citojnë ministrinë e shëndetësisë të vendit, janë regjistruar 1,408 vdekje shtesë në territoret e kontrolluara nga qeveria./21Media

Back to top button