Aktorja i vesh në shfaqje rrobat me të cilat disa gra janë dhunuar në luftë

Ideatorja e shfaqjes, Vlora Nikçi ka qenë sot e ftuar në ”Për ditë të mbarë”, teksa ka folur për rikthimin e shfaqjes ”Bisha në hënë”.
Kjo shfaqje ishte planifikuar para pandemisë dhe me fillimin e saj puna kishte stopuar.
Prandaj për rikthimin e saj aktorja dhe ideatorja e shfaqjes tha se kishte qenë kogja e vështirë.

Duke qenë se në shfaqje trajtohet tema e grave të dhunuara gjatë luftës, Nikçi ka thënë se veçanti e shfaqjes ishte prezenca e Vasfije Krasniqit.

Nikçi ka treguar edhe një histori interesante dhe mjaftë prekëse. Ajo ka pranuar një dhuratë nga gratë e dhunuara gjatë luftës.
Bëhet fjalë për rrobat e tyre të cilat Nikçi i ka veshur edhe në shfaqje./21Media

Back to top button