Aktorja kosovare përfundon xhirimet e serialit ”Kirik Hayatlar” në Turqi

Aktorja, Arbnora Ademaj ka përfunduar xhirimet e serialit turk, ”Kirik Hayatlar”.
Së fundmi, Arbnora ka postuar në rrjetet sociale postime të ndryshme me kastin e aktorëve që ka luajtur në këtë film, e as falenderimet nuk mungojnë.
”Nje rruge e gjate, nje rruge plot pune, sot e finalizuam episodin e 100 të ”Kirik Hayatlar”,faleminderit per cdo gje qe keni bere per mua”, ka shkruar ndër të tjera aktorja kosovare.

Aktorja dy javë më parë ka folur ekskluzivisht për RTV21, ku ka treguar se roli i cili i ishte besuar ka pasur për qëllim të tregojë një grua të fuqishme shqiptare.

Arbnora ka treguar fill e për pe mënyrën se si është bërë pjesë e kinematografisë turke.

Për rtv21 ka folur edhe kasti i aktorëve të ”Kirik Hayatlar”, ku secili prej tyre ka thënë disa fjalë për aktoren me prejardhje shqiptare./21Media

Back to top button