Aktorja Leslie Grace së shpejti në film me rolin Batgirl

 
Herën e fundit që fansat panë Batgirl në një film aksion, ishte në filmin Batman and Robin, i cili vlerësohet të jetë njëri prej filmave më të dobët në serinë e Batmenit, e problemi këtu qëndron në paraqitjen e personazhit Barbara Gordon.
Tani më shumë se 20 vite më vonë, është duke u zhvilluar filmi i ri Batgirl i HBO Max, i cili ka gjasa të arrijë suksese, të rikthejë publikun në kinema për anëtaren e re Batgirl, të familjes së Betmenit.
Edhe pse ky film është në fazën e herëshme të zhvillimit, ka shumë fakte që dashamirët e tij të emocionohen për paraqitjen e Batgirl.
Tani, rolin e Gordon do ta luaj aktorja Leslie Grace.
Kjo aktore në një intervistë për media në tepihun e kuq para ceremonisë së MTV Video Music Awards tha se kur ka kuptuar se do të paraqitet me rolin e Batgirl, ka mbetur pa fjalë.
Ajo ka thënë se ky ishte moment i papërshkrueshëm.
Kështu, për tu përgatitur për këtë rol, ajo duhet të lexojë stripa me Batmenin.
Grace nuk ka bërë të ditur nëse ka mundësi që në këtë film të paraqiten me role edhe aktorët Robert Petinson apo Ben Affleck. Por një gjë ajo e ka bërë të ditur, se Batgirl do të mahnisë fansat e saj me paraqitje.
Grace ka thënë se personazhi i saj Batgirl do të luftojë me shumë persona gjatë filmit, dhe pa dyshim se do të dalë e sukseshme.
Nuk është bërë e ditur se kur do të lansohet filmi i ri Batgirl./21Media

Back to top button