Aktorja turke flet për RTV21: Kur erdha në Kosovë e kuptova që Can Yaman është shqiptar

Aktorja Turke, Sevcan Yaşar tash e disa ditë po qëndron në Kosovë për një projekt të ri.
Në një intervistë për RTV21 Sevcan foli për rrugëtimin e saj në botën e aktrimit. Aktorja turke ishte pjesë e serialit ”Erkenci Kuş” pjesë e të cilit ishte edhe aktori me prejardhje shqipatre, Can Yaman.
Sevcan tha se ndihet e lumtur që Cani është shqiptar, ani pse shtoi se këtë e mësoi kur erdhi në Kosovë.
”Kur erdha në Kosovë e kuptova që Can Yaman është shqiptar”, tha ndër tjera aktorja turke në një intervistë të realizuar për ”21 Gradë” në RTV21./21Media

Back to top button