Aktorja turke gati për dasmë, kërkon fustanin e nusërisë

Aktorja e njohur turke, Dilan Çiçek Deniz është duke e shijuar lidhjen me artistin Saevarsson. Dyshja e njohur kanë vendosur që lidhjen e tyre ta kurorëzojnë edhe me martesë.
Kjo u bë e ditur nga vet aktorja e cila ka treguar se kanë filluar planifikimin e dasmës së tyre deri në detaje.
Në një intervistë, ajo ka treguar se dasma do të bëhet në verë dhe tashmë ka filluar të kërkoj fustanin e duhur të nusërisë.
Duke u shprehur se ndihej tepër e emocionuar, Deniz kujtoi çastin e propozimit në Urën e Bosforit dhe u shpreh duke qeshur: “Kamerat më kapën shumë të papërgatitur, ndërsa tani madje mund edhe të ju ftoj në dasmën time. Jam shumë e lumtur, por ende në shok”./21Media

Back to top button