Kaloni te përmbajtja kryesore

Akuza për incest, Ricky Martin do të dëshmojë në Gjykatë

Këngëtari, Ricky Martin do të paraqitet virtualisht në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me akuzat që u ngritën ndaj tij.
Martin po akuzohet për incest nga nipi i tij 21 vjeç.
Sipas raportimeve, Martin dyshohet se pati një lidhje që zgjati afro 7 muaj me nipin e tij.
50 vjeçari do të paraqitet para Gjykatës përmes platformës Zoom.
“Fatkeqësisht, personi që i bëri këto akuza ka probleme të rënda me shëndetin mendor”, ka thënë Martin.
Ndërkaq, edhe i vëllai i tij i mohoi akuzat me të cilat akuzohet këngëtari, duke thënë se “Martin s’ka qenë, nuk është e as nuk do të jetë ndonjëherë në një lidhje të tillë, hiç më pak të ketë marrëdhënie seksuale me nipin e tij”.
“Ideja jo vetëm që është gënjeshtër, por është edhe e neveritshme. Shpresojmë që ky njeri të marrë sa më parë ndihmën për të cilën ka nevojë urgjent”, shtoi ai.
Martin s’kishte mundësi të paraqitej në Gjykatë. Vendimet e tjera do të merren pasi edhe Martin të ketë dëshmuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button