Akuzohet për vjedhje të rëndë, gjykata mori vendimin për ferizajasin

 
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Y.A. i cili akuzohet për shkak të katër veprave penale ”vjedhje e rëndë”.
Gjyqtari individual i Divizionit Penal Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor të pandehurin për dy dy vepra penale të vjedhjes së rëndë e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet e katër muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 euro.
”I pandehuri akuzohet se më 13.01.2015, në Shtime me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme e që vetit të i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, me përdorimin e forcës me një shkallë të drurit ku përmes shkallës ka hapur dritaren e katit të dytë, ku prej aty ka hyrë brenda në shtëpinë e të dëmtuarit D.Sh ka marrë stoli prej ari në vlerë rreth 2500-3000€ dhe para të gatshme rreth 50 €, ndërsa më datë 06.06.2015,në shtëpinë e të dëmtuarit T.Z. në Shtime, i pandehuri fillimisht e kishte kaluar murin në lartësi 2 metra e pastaj përmes një shkalle të metaltë kishte hipur mbi garazh prej aty në terasë, ku përmes derës së terasës kishte depërtuar brenda në katin e dytë ku kishte kontrolluar në të gjitha dhomat dhe në dhomën e fjetjes kishte marre 5.215 €, 5000Franga zvicerane dhe stoli të ndryshme ari në vlerë prej 6.500 €, sipas të dëmtuarit dhe dokumentet personale te tij”, është bërë në komunikatë.
I pandehuri Y.A. pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor është liruar nga akuza për veprën e tretë penale të vjedhjes së rëndë.
”Pasi gjykata nuk ka gjetur se në veprimet e të pandehurit manifestohen elementet e veprës penale për te cilën akuzohet, andaj të njëjtin e ka liruar nga akuza se më 04.02.2015, në fshatin Talinovc i Muhaxherve Komuna Ferizaj, në shtëpinë e të dëmtuarës Xh.S. së bashku me dy persona tjerë P.K dhe K., me përdorimin e forcës, duke depërtuar brenda përmes derës së hyrjes në katin e dytë të shtëpisë pasi kademuluar dhomën e gjumit ka vjedhur një sasi ari dhe atë 2×2.5 lira, me rreth dekorues, një lirë, dy zinxhirë qafe, dy rreth dore, katër unaza, një palë vathë dhe një telefon celularë “Alkatel” në vlerë mbi 3000 €, e pastaj janë larguar nga aty”, thuhet tutje në komunikatë.
Kundër këtij aktgjykimi, pala ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./21Media

Back to top button