Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, arrest me burg për 50-vjeçarin

Gjykata e Durrësit ka vendosur ”arrest në burg” për 50-vjeçarin F.H. i cili u arrestua 3 ditë më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij.
I dyshuari nuk i ka pranuar në asnjë rast akuzat që ngrihen ndaj tij, ndërsa në seancë avokati mbrojtës i 50-vjeçarit ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit personal me një më të butë edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të klientit, shkruan oranews.
Me këtë rast avokati ka treguar se i arrestuari ka pësuar një trombozë dhe ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale në Angli, mirëpo gjatë kësaj kohe të qëndrimit jashtë i dyshuari ishte shpallur në kërkim.
Mirëpo, Gjyqtari i seancës Paulin Çera nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi kërkesën e akuzës.
F.H ishte kapur menjëherë pas kthimit në Shqipëri. Policia e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”. Arrestimi u bë mbi bazën e denoncimit dhe dyshimeve se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27-vjeçare, vajzën e të vëllait.
Kjo e fundit ka deklaruar përpara grupit hetimor se fillimisht ka kryer marrëdhënie me dëshirë me xhaxhanë e saj, por më pas pasi ajo ka dashur ta ndërpresë atë, ai ka filluar ta kërcënojë.

Back to top button