Pacolli- Kurtit: Zbuloni pikturat në Kuvend

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, që të zbulojë pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Ai përmes një postimi në ”Facebook”, i ka thënë Kurtit se pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit të tij, paraqesin krenarinë kombëtare.
”Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, ka shkruar Pacolli./21Media

Back to top button