Alarm i rremë për bombë në parlamentin e Hagës

Ndërtesa e parlamentit holandez u evakuua për pak kohë, pas një alarmi që doli të ishte i rremë.

Policia holandeze, ka bërë të ditur se një ekip piroteknikësh po hetonin një “situatë të dyshimtë” në godinën ku ndodhet parlamenti kombëtar në Hagë.

Politikani Geert Wilders tha se ndërtesa u evakuua pasi një bombë e rreme u dërgua në parlament.

“Një paketë me një arush pelushi dhe tela drejtuar në mua u dorëzua në dhomën e postës së parlamentit”, tha Wilders në një postim në Twitter.

Back to top button