Premier Liga ua ndalon klubeve t’i kenë lojërat e fatit si sponsor në fanella

Klubet e Premier ligës kanë rënë dakord kolektivisht të tërheqin sponsorët e lojërave të fatit nga pjesa e përparme e fanellave të ditës së ndeshjes nga sezoni 2025/26.

Aktualisht, ka tetë skuadra të Premier Ligës, duke përfshirë Neëcastle United, West Ham United dhe Brentfordin, që i kanë kompanitë e lojërave të fatit si sponsorë të fanellave.

Në deklaratën e lëshuar nga Premier Liga thuhet se vendimi vjen pas një konsultimi të gjerë që përfshin Ligën, klubet e saj dhe Departamentin për Kulturë, Media dhe Sport, si pjesë e rishikimit të vazhdueshëm nga qeveria të legjislacionit aktual të lojërave të fatit.

“Premier Liga po punon gjithashtu me sporte të tjera për zhvillimin e një kodi të ri për sponsorizimin e përgjegjshëm të lojërave të fatit”, shtohet tutje në këtë deklaratë.

Klubet kanë kohë deri në fund të sezonit 2025/26 derisa kjo marrëveshje të hyjë në fuqi dhe mund të vazhdojnë të negociojnë kontrata të reja sponsorizimi me lojërat e fatit deri atëherë.

Back to top button