Alarm për bombë në adresë të Rektoratit të UP-së

Forcat e rendit sot e kanë rrethuar Rektoratin e Universitetin të Prishtinës (UP).
Rektori i UP-së, Naser Sahiti tha për kallxo.com se kanë marrë një e-mail për një bombë.
“Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të rektoratit”, tha rektori Sahiti.
E-maili është dërguar në gjuhën angleze në adresë të rektoratit të UP-së.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një informate zyrtare./21Media

Back to top button