Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, Policia flet për RTV21
Policia e Kosovës sot e kanë rrethuar Rektoratin e Universitetin të Prishtinës (UP).
Rektorati i UP-së sot ka marrë një e-mail për një bombë.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka konfirmuar rastin, duke shtuar se ka marrë veprimet e nevojshme operative për ta menaxhuar situatën.
“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, ka thënë Borovci.
Policia është në vendin e ngjarjes e cila i ka bllokuar hapësirat te Rektorati i UP-së./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?